Balotelli, Milanit: Jam gati për të qenë sulmuesi juaj
AC Milan ka mbetur gjithmonë në zemrën e Mario Balotellit. Sulmuesi Italian nuk ka reshtur asnjëherë së dashuruari ngjyrat kuqezi që në fëmijëri.
Ish-sulmuesi i kombëtares italiane arriti të përmbushë ëndrrën e tij për të veshur atë fanellë në sezonin 2013-14 duke shënuar 26 gola në 43 ndeshje. Megjithatë, gjatë një interviste, Balotelli hapi rrugën e një rikthimi të mundshëm në Milano. Balotelli është shprehur i gatshëm që të jetë një zëvendësuesi i Giroudit në skuadrën e Piolit, duke u vetëkandiduar nëse kuqezinjtë do të kenë nevojë.
“A kishin nevojë për një sulmues? Ja ku jam! Problemi i Milan është se rekruton lojtarë të rinj dhe më pas ata duhet të konkurrojnë në ‘San Siro’, por ky stadium nuk është si të tjerët, duhen lojtarë me personalitet që të bëjnë më të mirën”, është shprehur Balotelli.