Balotelli ndërprenë kontratën me Sionin

15 shtator 2023 | 17:01

Raportohet se sulmuesi problematik italian, Mario Balotelli, e ka ndërprerë kontratën me skuadrën nga Zvicra, FC Sion, dhe tashmë është një lojtar i lirë. Kështu të paktën ka raportuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Balotelli u largua nga skuadra turke Adana Demirspor, ku kishte shënuar 18 gola në ligë në 31 paraqitje, për t’u bashkuar me Sion për një tarifë të raportuar prej 2.62 milionë euro gushtin e kaluar. Ish- sulmuesi i Interit dhe Milanit kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare në atë kohë.

Në fund të sezonit 2022-2023, Sion përfundimisht përfundoi në fund të ligës së parë të Zvicrës dhe u largua nga elita, duke humbur në play-off ndaj Stade Lausanne-Ouchy.

Pas një viti të turbullt dhe shumë titujsh në media, Balotelli tani shkon në kërkim të klubit të 12-të të karrierës së tij, megjithatë, ka ende klube të gatshme për t’i dhënë një tjetër shans 33-vjeçarit.

Sipas raportimeve nga reporteri lokal Salim Manav, Adana Demirspor e lartpërmendur është e interesuar për një lëvizje për të rikthyer Balotellin në klub pas një viti të kaluar në Zvicër.

18 golat që ai shënoi në Super Ligën Turke në 2021-2022 ishin rikthimi më i mirë i Balotellit në një sezon të vetëm, një arritje që ai e kishte shënuar vetëm një herë më parë, gjatë sezonit 2017-18 me Nice në Ligue 1.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun…