Balotelli nënshkruan për Genoan

28 tetor 2024 | 20:49

Sulmuesi i njohur italian, Mario Balotelli, ka nënshkruar me Genoan pas një prove disaditore.

Balotelli të hënën i kompletoi testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë njëvjeçare me klubin italian. Ai filloi menjëherë stërvitjet individuale.

“Jam i emocionuar, u dërgoj përshëndetje tifozëve. Shihemi në stadium”, ishin fjalët e para të Balotellit pasi firmosi me Genoan.

Së fundmi Balotelli ishte pjesë e klubit nga Turqia, Adana Demirspor. Te kjo skuadër ishte deri në fund të edicionit të kaluar.

34-vjeçari në Serie A ka luajtur edhe për skuadra si Milani, Interi, Monza e Brescia. Ishte pjesë edhe e Liverpoolit, Manchester Cityt, Marseillet, Sionit dhe Nicet. Është prej lojtarëve më kontrovers të dekadave të fundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Fakti që tashmë Perëndimi përmes Ukrainës e…