Balotelli pret ftesën e Mançinit
12 mars 2019
| 14:54
Transferimi te Marseille ka “ringjallur” Mario Balotellin. Sulmuesi italian ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje me skuadrën franceze, duke treguar një formë të mahnitshme.
Goli i fundit erdhi në ndeshjen ndaj Nicës, ekip ku luajti për dy vjet e gjysmë. Ndarja midis të dyja palëve nuk ishte ajo idealja dhe sulmuesi nuk kishte si të mos festonte pasi që goli zhbllokoi sfidën. “Gjëja më e rëndësishme për mua në këtë moment është sigurimi i një ftese në kombëtare.
Në dy vjetët e fundit kam pasur shumë koklavitje, herë jam ftuar e herë jo. Tani jam i përqendruar te Marseille dhe shpresoj se ftesa nga kombëtarja të vijë”, ka deklaruar Balotelli.