Balotelli prezantohet te Adana Demispor

07 korrik 2021 | 17:18

Nuk ka më dyshime, Mario Baloteli i habitur të gjithë duke u transferuar tek skuadra turke e Adana Demirsporit.

Lajmin për transferimin e sulmuesit 30-vjeçar e bëri të ditur vetë faqja e klubit duke i uruar mirëseardhjen Balotelit.

Sipas postimit, shkruhet se ky transferim do të hyjë në histori dhe Balotelli do të shënojë shumë gola me fanellën e re.

Adana Demispor është një klub i themeluar në vitin 1940 dhe këtë vit do të luajë në Superligën turke pasi sezonin e kaluar u shpall kampione në Ligën e Parë vendase. Sezonin e kaluar Baloteli u aktivizua në radhët e Monzës në Serinë B pa mundur të ngjitet mes më të mirëve në Serinë A.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U20 është duke vazhduar stërvitjet për garat evropiane që…