
Balotelli te Brescia, Raffaella Fico ‘çmendet’ nga gëzimi (Foto)
28 gusht 2019
| 16:21
Mario Balotelli ka nisur një përvojë të re me Brescian në Serinë A, lëvizje që ka entuziazmuar ish-të dashurën e tij, Raffaella Fico.
Në fakt, nuk bëhet fjalë për rikthimin e dashurisë, por vajzën e tyre të mitur, Pia.
Sipas revistës italiane “Oggi”, Raffaella është hedhur përpjetë nga gëzimi, pasi Super Mario mund të jetë më i pranishëm në jetën e vajzës së tyre.
Tashmë marrëdhëniet e futbollistit 27-vjeçar dhe bukuroshes italiane janë më të qetë vetëm për hir të Pias.”
Ju ftojmë të shikoni disa foto të ish- të dashurës së super Marios.