Bamir Topi jep dorëheqje nga drejtimi i FRD-së
25 shkurt 2021
| 13:19
Bamir Topi ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike.
Dorëheqja e tij mësohet se ka qenë e menjëhershme dhe e parevokueshme.
‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ kanë siguruar letrën e dorëheqjes së Topit nga FRD-ja.
“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes.