Bamir Topi: PD-në e drejton Sali Berisha
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, ka thënë se është i bindur që Partinë Demokratike e drejton ende ish-kryeministri Sali Berisha.
Topi ka dhënë edhe një arsye se përse sipas tij, Berisha ka hequr nga partia personalitete që përbëjnë memorien e saj, si Jozefina Topalli.
“Unë nuk e kam me z. Basha, por me institucionin e kryetarit. Kam pasur pakënaqësitë e mia me disa që janë larguar padrejtësisht nga PD-ja. Unë s’kam pasur marrëdhënie normale gjatë detyrës sime me zonjën Topalli se ishte pjesë e mendimit politik të Sali Berishës, por kjo nuk më heq mua asnjë lloj të drejte të them që është bërë një gabim i madh që i hiqet memoria zonjës Topalli e të tjerëve. Marr Topallin se kemi bashkudhëtuar në momente shumë të vështira. Sot vjen një njeri që sipas meje s’është vendimmarrja e tij, s’ka gjëra në atë parti politike që bëhen pa ideimin e mjeshtrit të madh Sali Berishës”, ka thënë ish-presidenti Topi.