Bandat çeçene “pushtojnë” rrugët e qytetit francez, ndërhyn ushtria (Video/Foto)

16 qershor 2020 | 11:55

Forcat e ushtrisë janë dislokuar në qytetin e Dijon në Francë pasi bandat çeçene u filmuan ndërsa qëllonin me armë zjarri teksa përgatiteshin të ndërmerrnin një sulm hakmarrës ndaj një bande tjetër.

Pamjet e paimagjinueshme për një qytet në mes të Europës tregojnë një numër të madh njerëzish të maskuar dhe armatosur ndërsa ecin në rrugë.

Burime nga policia e Dijon bëjnë me dije se trazirat kanë nisur 3 netë më parë kur bandat çeçene të lidhura me trafikun e drogës ishin mobilizuar për t’u përleshur me bandat rivale.

Si nisje mendohet të ketë qenë sulmi ndaj një 16-vjeçari çeçen, i cili po hetohet për tentativë vrasje.

“Çeçenët reaguan ashpër ndaj kësaj ngjarje dhe janë vënë në kërkim për të gjetur personat përgjegjës që sulmuan 16 vjeçarin”, përfundon policia./A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se…