
Bandat kriminale serbe ia thyejnë krahun gazetarit të Arbresh.info
16 qershor 2023
| 18:24
Protestuesit serbë në Leposaviq ia kanë thyer krahun gazetarit të Arbresh.info, Pleurat Salihu, ka bërë të ditur ky medium.
Sipas këtij mediumi, gazetari është sulmuar me shok-bombë e me gurë, ku edhe ka pësuar lëndime në krahun e majtë.
Kujtojmë se sot në Leposaviq nga protestues serbë janë sulmuar një grup gazetarësh e kameramanësh të cilët po raportonin nga atje.