Bandat në Haiti vrasin rreth 200 persona të akuzuar për magji

09 dhjetor 2024 | 21:17

Një masakër me rreth 200 persona të vdekur është rregjistruar në Haiti gjatë kësaj fundjave, raporton OKB. Kjo masakër njerëzore u urdhërua nga kreu i një bande vendase kundër predikuesëve të besimit vudu.

Kreu i bandës Ëharf Jeremie, Jean Monel Felix, i njohur ndryshe si “King Micanor”, urdhëreoi këtë masakër pasi djali i tij u sëmur dhe përgjegjës përë këtë ishtë një ndjekës i fesë vudu.

Felix thuhet se kishte kërkuar këshilla nga një prift i Vodou, i cili akuzoi të moshuarit në zonë për përdorimin e magjisë për të dëmtuar fëmijën, i cili vdiq të shtunën pasdite, tha Rrjeti Kombëtar i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut (RNDDH).

“Ai vendosi të ndëshkojë mizorisht të gjithë të moshuarit dhe praktikuesit e vudu-së, të cilët, sipas imagjinatës së tij, do të ishin në gjendje t’i dërgonin një magji të keqe djalit të tij”, thuhet në një deklaratë nga grupi me bazë në Haiti, raportojnë mediat e huaja.

Shumica e viktimave të akteve të dhunës të kryera të premten dhe të shtunën ishin mbi 60 vjeç, por në mesin e viktimave ishin edhe disa të rinj që u përpoqën të shpëtonin të tjerë. “Burime të besueshme brenda komunitetit raportojnë se më shumë se njëqind njerëz u masakruan, trupat e tyre u gjymtuan dhe u dogjën në rrugë”, thuhet në një deklaratë.

Haiti ka vuajtur nga dekada paqëndrueshmërie, por situata u përshkallëzua në shkurt kur grupet e armatosura filluan sulme të koordinuara në kryeqytetin Port-au-Prince për të rrëzuar kryeministrin e atëhershëm Ariel Henry.

Bandat tani kontrollojnë 80% të qytetit dhe pavarësisht nga një mision mbështetës i policisë së drejtuar nga Kenia, i mbështetur nga SHBA dhe OKB, dhuna ka vazhduar të rritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj sot ka zhvilluar takime në…