Banesa bëhet e juaja pa kredi, pa hipotekë e pa kamatë, kur i bleni ato tek ‘Alwera Invest’
Investimet në Ferizaj nuk kanë të ndalur. E ato cilësoret bëhen nga investitorë të zotë e të suksesshëm.
Ndërtimet e larta me kualitet tashmë po i realizon ALWERA INVEST.
ALWERA INVEST ka filluar me ndërtimin dhe shitjen në tre komplekse banimi, në lokacionet më atraktive në Ferizaj.
- Rruga “e Reçakut” (tek Spitali i ri) – Kompleksi Kullat e Mjekëve
- Rruga “Astrit Bytyqi” (Lagjja e Re) – Kompleksi ALWERA III
- Rruga “Sander Prosi” (tek shkolla fillore “Gjon Serreçi”) – Kompleksi ALWERA II
Ndërsa, e njëjta kompani ka oferta të pa rezistueshme edhe për klientët.
Për herë të parë në Ferizaj, klientët kanë mundësinë që të blejnë banesë duke shfrytëzuar mundësinë e pagesës me këste mujore deri në 100 muaj, drejtpërdrejt nga investitori PA KREDI, PA KAMATË dhe PA HIPOTEKË.
Për të gjitha banesat investitori ofron GRATIS, Polisën e Sigurimit nga zjarri, vjedhja dhe dëmtimet tjera të mundshme për 10 VITE
Mundësia e blerjes me këste vlen edhe për bashkatdhetarët në DIASPORË.
Në këto tre komplekse banimi ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe prej 65 m² deri 135 m², si dhe lokale afariste me sipërfaqe prej 50 m² deri në 200 m².
Në të gjitha komplekset banesore investitori është përkujdesur që të ketë hapësira të mjaftueshme të gjelbëruara, hapësira për lojë për fëmijë, si dhe në pjesën afariste do të ketë një rrjet të madh të dyqaneve të ndryshme tregtare, supermarkete, restorante, ordinancë, çerdhe për fëmijë etj.
Në të gjitha komplekset ka numër të konsiderueshëm të garazhave nëntokësore, parkingjeve të jashtme për banorë dhe parkingjeve për vizitorë.