Banesa e veprimtarit Samet Krasniqi, vatër e njerëzve të çështjes kombëtare
Veprimtari Samet Krasniqi nga Opoja, rrezikoi duke e vënë banesën në Prishtinë, në dispozicion të njerëzve të çështjes kombëtare.
Shkruan: Bedri Halimi
Gjatë fillim viteve 90-ta, meqë pos aktivitetit legal, zhvillonim edhe aktivitet ilegal, për shkak të rrethanave të krijuara që duhej pasur kujdes të veçantë. Kështu me rastin e burgosjes të pjesëtarëve të LPK-së dhe LKÇK-së me 1993 si dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes si quhej atëherë, ishte e nevojshme që të kisha kujdes.
Atëherë banoja në banesën e kushëririt tim Hevzi Halimi, së bashku me cimerët e mi, Behar Asipi, Ismajl Ahmeti, Vetim Hasani, Verim Halimi, Mexhit Halimi, Salim Bilalli (tashmë i ndjerë) etj…, megjithatë për shkak të rrethanave të krijuara të pasigurisë, duhej gjetur edhe një vend tjetër ku mund të strehohesha në rast rreziku. Gjithashtu në këtë banesë, kishin qenë shumë bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare, ku shumë e gjatë do të dilte lista e emrave po të përmendeshin të gjithë (që nga Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Hashim Thaçi, Hydajet Hyseni, Sokol Bashota, Rasim Selamanaj, Mujë Krasniqi, Sabajdin Cena, Bislim Elshani, Ibish Neziri, Merxhan Avdyli, Besim Zymberi, Majlina Sinani, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Myrvete Dreshaj, Hava Shala, Feti Hasani, Xhevat Hasani, Mehmet Hajrizi, Ali Lajçi, Bashkim Mazreku, Azem Ramadani, Hajrullah Hoxha, Kadri Kryeziu, Skender Berisha, Mehmet Kajtazi, Iljaz Prokshi, Rushit Ramabaja, Fadil Lepaja, Agim Rashani, Shyqri Galica, Aferdita Maliqi, Ferit Tafallari, andaj konsiderohej se kjo banesë mund të kishte rënë në sy.
Për këtë qëllim, shoku im dhe bashkëveprimtari im i kohës së atëhershme i ilegales, Samet Krasniqi nga Brezna e Opojës, i cili e kishte banesën në Prishtinë, mi kishte ofruar çelësat e banesës që sa herë të kisha nevojë, të qëndroja në banesën e tij. Atë kohë, pasi Sameti ishte i larguar nga puna nga pushteti serbë, kishte shkuar në fshat me familjen, kurse në banesë qëndronte nipi i Sametit Enver Selaj, dhe djali i Sametit, Arbëri, i cili ndonëse i ri në moshë, ishte i pjekur para kohe, dhe shumë i vendosur në mbajtjen e sekretit. Ai pra (natyrisht për Enverin as që bëhej fjalë) asnjëherë askund nuk kishte folur se kush shkonin në banesën e tij. Ku gjatë kësaj kohe në këtë banesë ka ndodhur që të kenë qenë shumë veprimtarë të ndryshëm si Sokol Bashota, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Feti Hasani, Ferit Tafallari etj. Natyrisht se gjatë asaj kohe vinin ndonjëherë edhe ndonjë shokë i Enverit si Behar Krrabaj, Ahmed Ajdini, Enver Guraj etj., por asnjërit asnjëherë “nuk u shpëtoi asnjë fjalë nga goja”. Sigurisht se herë pas here vinte edhe vet Samet Krasniqi.
Gjithashtu në këtë banesë, për shkak të ndjekjes së Xhevat Hasanit, Emri Hasanit, ndërkaq, kur vinte në Austria, vëllai i tyre Ylber Hasani, qëndronte te kjo banesë, në pamundësi për të shkuar në Prizren. Deri sa edhe Ylber Hasani u kërkua nga organet e ndjekjes, e madje edhe ishte ndjekur për tu shkelur me veturë nga inspektorët e sigurimit serb Orhan Memish dhe Zllatko Roksandiq. Që nga ajo kohë, Ylberi nuk mundi të vinte më në Kosovë, ndërkaq dy vëllezërit e tjerë të tij, Hasan Hasanin dhe Feti Hasain i kishte burgosur policia serbe, duke i torturuar barbarisht. Këtë e pranoi vet Orhan Memishi pas arrestimit tim me 15 shkurt 1997, se sulmin me veturë ndaj Ylber Hasanit e kishte bërë ai bashkë me Zllatkon.
Ka fundi i vitit 1997, pushteti serb ia mori banesën Samet Krasniqit, duke e detyruar atë që së bashku me fëmijët, përfundimisht të shpërnguleshin në Brezne, ku do të qëndronin deri në çlirimin e vendit.
Pas kthimit të popullatës nga Shqipëria, natyrisht se banesa përsëri u bë pronë e pronarit të ligjshëm – Samet Krasniqit. Për të gjitha këto gjëra, atëherë pati bërë foto dhe pati raportuar veprimtari i njohur, Ilmi Ramadani nga KMDLNJ, pra nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, të cilat informata pastaj shpërndaheshin në tërë botën.
Dhe veprimtari Samet Krasniqi, si njeri modest që është, asnjëherë, askund, nuk ka shprehur asnjë lavdërim para askujt.
Dhe Samet Krasniqi, i tillë ka mbetur. Me virtyte të larta njerëzore. Fjalëpak e modest.
Samet Krasniqit i dëshirojmë shëndet e rehati shpirtërore në moshën e tretë.