Banesa të dëmtuara, banorë jashtë shtëpive: Dëmet që shkaktoi tërmeti 5.7 shkallësh në Rumani (video)
14 shkurt 2023
| 16:21
Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Rumanisë pasditen e së martës. Tërmeti ka goditur në thellësi prej 40 kilometrash, lëkundje këto të cilat janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës.
Tërmeti i së martës ka shkaktuar panik te banorët e zonës Targu Jiu. Ata janë larguar nga blloqet dhe dolën në rrugë, raportojnë mediat rumune.
Ndërtesa e bashkisë në Targu Jiu është dëmtuar lehtë, pasi janë shkëputur tullat dhe kanë rënë në një zonë ku kishte disa vetura.
Sipas të dhënave të autoriteteve rumune, tërmeti ka ndodhur 10 km në jug të atij që ka ndodhur të hënën në të njëjtën zonë.