Banesën e njëjtë ua shiti dy personave, arrestohet gjilanasi
26 shkurt 2023
| 09:51
Një rast i mashtrimit ka ndodhur në Gjilan.
Policia njofton se një person ia ka shitur banesën e njëjtë, në periudha të ndryshme kohore, dy personave.
I dyshuari pas arrestimit, është intervistuar dhe e ka pranuar veprën.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“MASHTRIM- Rr. Idriz Seferi , Gjilan NN.2014 – N:N. Me 25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë, në përudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport.