BANFF ARRINË! SJELLË ADRENALINË NË PRISHTINË!
Në prani të aplinistëve, atletëve, çiklistëve, vrapuesve, ngjitësve, sportistëve, fotografëve e kinematografëve, qindra miqëve e mbështetësve të shumtë, u hap në Prishtinë festivali i filmave malorë BANFF. Në natën e parë të edicionin e katërt të BANFF, si pjesë e Programit të Kuq u shfaqën shtatë filma të shkurtër dokumentar.
Në fjalën e tij të hyrjes, Besnik Shala, Drejtor i Festivalit BANFF u shpreh: Tema e kësaj mbrëmje është liria – liria për të eksploruar, për të qenë vetvetja dhe për t’u ngritë në këmbë për atë që është e drejtë themelore njerezore.
Këtë vit, BANFF shfaqë një program prej5 filmash të metrazhit të shkurtë të ndarë në programet RED dhe BLUE, me 10 dhe 11 Tetor në Kino Armata. Filmat përfshijnë sporte ekstreme si skijim, çiklizëm malor, alpinizëm, skijim, surf, ecje në litar, duke prekur edhe tema të lëvzijës së lirë, të drejtave të njeriut si dhe dashurisë për mjedisin.
BANFF Mountain Film Festival organizohet në Banff (Alberta) të Kanadasë çdo vit që nga viti 1976. Prishtina është për herë të katërtë nikoqire e turneut të këtij festivali përmes Banff Mountain Film Festival në Kosovë dhe rajon. Kjo ngjarje kulturore, e filmit, sportit dhe aventurës përkrahët nga Swiss Development Corporation (SDC), Komuna e Prishtinës, Ambasada Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë, Red Bull në Kosovë, Gagi Print, Tatamata dhe Kino Armata.