Bangladeshi heq vizat për zyrtarët shtetërorë dhe diplomatikë të Kosovës

11 tetor 2022 | 14:48

Bangladeshi dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve shtetërorë dhe diplomatikë.

Marrëveshja është nënshkruar pasi zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Republikës së Kosovës (MPJD), Kreshnik Ahmeti është duke qëndruar për një vizitë zyrtare 4-ditore në Daka për të marrë pjesë në konsultimet e para politike në mes të dy vendeve.

“Konsultimet politike u mbajtën në Dhaka dhe u udhëhoqën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti dhe nga sekretari i lartë për Punë të Jashtme, z. Masud Bin Momen. Zëvendësministri Ahmeti, e njoftoi delegacionin bengal për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen. Po ashtu, përgëzoi arritjet dhe progresin e shtetit të Bangladeshit. Gjatë takimit u diskutua për Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimit të Evazionit Fiskal. Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi shtetin e Bangladeshit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.  Ndërsa, pas takimit z. Ahmeti dhe z. Momen nënshkruan Marrëveshjen e heqjes reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare”, ka njoftuar MPJD-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Beograd,…