Banja Nëna Naile nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Kolegjin ‘Universum’

14 maj 2024 | 15:10

Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Kolegjin Universum që studentët e këtij kolegji të kryejnë mësimet praktike dhe profesionale në Banjën Nëna Naile.

Njoftimi i plotë:

Sot, me kërkesën e Kolegjit Universum që studentët dhe nxënësit e këtij Kolegji, mësimet praktike profesionale ta kryejnë tek Banja jonë Nëna Naile, e nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit, ku tani e tutje këta student e nxënës do të kenë mundësi që të vijojnë praktiken profesionale tek Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile. Ne i dëshirojmë mësime dhe praktik sa me të suksesshme studentëve dhe nxënësve te lëmisë së Fizioterapisë të këtij Kolegji. Besimi në punën dhe profesionalizmin e Banjës Nëna Naile, na bëjnë që të vazhdojmë tutje me ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët/klientë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se…