Banja “Nëna Naile” ofron tretman pa pagesë për shtatë fëmijë me nevoja të veçanta
28 dhjetor 2018
| 13:44
Në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë me rastin e festës së vitit të ri përfaqësuesi i banjës më të madhe në rajon “Nëna Naile”, Ylli Morina, në emër të drejtorit të përgjithshëm të kësaj banje Dardan Novosella sot ka bërë shpërndarjen e dhuratave, si dhe u ka ofruar mundësin 7 fëmijëve me nevoja të veçanta që gjenden të shtrirë në këtë spital të vijnë secili nga 7 ditë së bashku me prindërit në Banjën “Nëna Naile” për tretman pa pagesë.
Shembuj të tillë bamirësie duhet të ndiqen edhe nga firma të tjera.
/Epoka e re/