Banja publike të pajisura me teknologji kundër seksit
19 gusht 2019
| 11:06
Një qytezë bregdetare në Britaninë e Madhe ka bërë të mundur që banjat publike të mos jenë dosido, por të kenë masa kundër vandalëve, atyre që mund t’i përdorin për të fjetur ose për seks.
Dyshemetë e banjave janë të ndjeshme ndaj peshës dhe mundësojnë që të futet vetëm nga një përdorues për çdo herë.
Nëse ka lëvizje të vrullshme, si në raste seksi, një spërkatës do t’i lagë përdoruesit automatikisht dhe do të ndizet një alarm me zhurmë.