“Banjska është simbol i sovranitetit të Kosovës”
Analisti Belgzim Kamberi ka thënë se ajo cfarë përfaqëson Banjska për Kosovën në përgjithësi është mbrojtja e sovranitetit të shtetit.
Ai ka thënë se është shumë interesante se sulmi i Banjskës ka ndodhur pas marrëveshjes marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.
“Banjska vjen pas marrëveshjes që do duhej ti normalizonte marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Banjska megjithatë simbolizon një qëllim jo të normalizimit të marrdhënieve pra të kundërtën e asaj që vet është Beogradi zyrtar në atë kohë”,ka thënë Kamberi.
Tutje analisti Belgzim Kamberi ka thënë se rasti i Banjskës ndërlidhet me simbiozen në të cilën Beogradi ka ndërvepru deri në ditën e sulmit të Banjskës.
“Beogradi komponentën e vet politike në veri e ka mishëru edhe me komponenten e krimit të organizum për ta përdorur si instrument edhe të dhunës, pra këtë e kemi pa faktikisht deri para Banjskës edhe me veprimet; me barikadat”, ka thënë Kamberi.
Sipas Kamberit, Beogradi nga njëra anë shkonte në dialog në Bruksel për “integrimin e serbëve” dhe nga ana tjetër “paralelisht përdorte edhe instrumentin e dhunës”.
“Përderisa Banjska ndodh, krijohet sinjëfar simboli i sovranitetit të Kosovës”, ka thënë Kamberi.
“Për neve, kosovarët shqiptarët në përgjithësi Banjska sot është simbol i sovranitetit. Nëse Prekazi është simbol i lirisë dhe çlirimit…”, ka thënë dnër të tjera Kamberi.