Banka Botërore i bën thirrje Kuvendit ta ratifikojë marrëveshjen 50 milionë dollarëshe

13 maj 2020 | 22:43

Banka Botërore i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të ratifikojë marrëveshjen për ndarjen e 50 milionë dollarëve, të cilat janë ndarë për luftimin e pandemisë.

Përmes një komunikate, Banka Botërore ka njoftuar se sapo ka finalizuar negociatat me Qeverinë e Kosovës për një Projekt të Emergjencës Covid-19 për Kosovën në shumën prej 50 milion dollarësh amerikanë.

“Gjatë muajit të fundit, Banka Botërore ka punuar intensivisht me Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Ministrinë e Shëndetësisë për t’u dakorduar për projektin e emergjencës, i cili do t’i ndihmojë Kosovës në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga Covid-19, si dhe do të forcojë sistemin e shëndetësisë publike të vendit”, bëhet me dije në komunikatën e Bankës Botërore.

Projekti, sipas Bankës Botërore, përfshin prokurimin urgjent të pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore për sektorin e shëndetësisë, forcimin kapaciteteve të testimit dhe zbulimit të hershëm të Covid-19, përmirësime dhe zgjerim të kapacitetit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, dhe mobilizim të personelit shtesë shëndetësor.

“Ai përfshin edhe mbështetje të përkohshme për përfituesit e Skemës së Ndihmës Sociale dhe amvisëritë që kualifikohen për mbështetje në bazë të Planit Fiskal Emergjent. Në mënyrë që të fillojë zbatimi i projektit, Kuvendi i Kosovës duhet ta ratifikojë marrëveshjen me Bankën Botërore me një shumicë prej 2/3 të të gjithë deputetëve. Ne presim mbështetjen e fortë të të gjithë deputetëve në mënyrë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën për media.

Projekti është pjesë e një programi të Bankës Botërore që pritet të kalojë shifrën prej 120 milionë dollarësh dhe që ka për qëllim të mbështes Kosovën në menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të Covid-19.

https://www.facebook.com/621427247947955/photos/pcb.2908894179201239/2908905352533455/?type=3&__tn__=HH-R&eid=ARAKAyEvbLA7dU-ZU7-5pfuoGDwhtmQs43TscxFD5_1j23tL8ezLRK8TK9aUqq7Aqhsu_exMo-APCrAH&__xts__%5B0%5D=68.ARBtH77uwieXLd-8x1Tq7jQqfuuhRCZtrC0R-fqVzKXKHTQk4Q3iFxOdy9ZWFHbF3S6HJ4cETLPqGx4H18mD1gn6Dq5Ngfj-0N5XNv3HUCXsQAy3iqs3G77R970POPu82bHJSeFvlktRlrNrztiLrq-lwUyc-R0a51yh0TZlUvvI_OPl0O8yT6YBGa_Wegd3cKIUKYkaUX5B_dtEnfAH2UavVsIzDkBEFyOxyubBjxMDkDMvvwN1BiM0Q92ONAn2JemvLkD3uUuvLxiyBP3wndoHYMGRyyT5FtOOXSvlBNoWUBAQ99x_BijG-iQ0EX8bNcokkmryhUh9jVrcjEo8wWkm5g

(M.Q /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se të gjithë zyrtarët e…