Banka Botërore i jep Shqipërisë 20 milionë dollarë

04 prill 2020 | 09:34

Banka Botërore ka miratuar një fond të parë prej 2 miliardë dollarësh për 25 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore.

Greta Minxhozi, këshilltare e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore, në një intervistë për “Rtv Ora” tha se përfituese e këtyre fondeve është dhe Shqipëria. Ajo shtoi se po punohet me ekipet e Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për t’i përcaktuar prioritetet dhe është çështje ditësh përgatitja e projekteve.

Minxhozi: Puna për përgatitjen e programit specifik të Shqipërisë ka filluar dhe ka komunikim intensiv ndërmjet ekipeve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për përgatitjen e prioriteteve që do të përfshihen në këtë program. Kushtet që po përgatiten këto programe janë një rast i paprecedent. Mund të shkojë deri në 20 milionë fondi për nevojat e emergjencës për sistemin shëndetësor. Përveç kësaj, mund të bëhen ristrukturime të projekteve ekzistuese të BB-së në Shqipëri, për të liruar fonde nga projekte dhe përdorur për emergjencën shëndetësore. Është çështje ditësh dhe javësh që projektet të përfundojnë. Një komponent mund të jetë për përgatitjen e pajisjeve të emergjencës për spitale, një komponent tjetër mund të jetë për reforma të mëtejshme. Është në dorën e ekipeve të qeverisë dhe BB-së. Me përcaktimin  e projekteve do të disbursohen me fleksibilitet sipas nevojave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup ligjvënësish të Bashkimit Evropian po akuzojnë Moskën se…