Banka Botërore: Kosova shënon progres në të bërit biznes
01 nëntor 2017
| 10:46
Sipas raportit, Kosova ka vazhduar përmirësimin e mjedisit afarist përmes rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit të reformave ndërmjet institucioneve relevante të Kosovës. Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë, në veçanti është bërë progres i konsiderueshëm në indikatorët: si fillimi i një biznesi dhe marrja e kredive, raporton “Rel”. Që nga viti 2012, Kosova është ngritur për 86 vende në raportin e të bërit biznes, duke shënuar përmirësim në të gjithë indikatorët dhe në veçanti në indikatorin për fillimin e një biznesi, ku është shënuar përmirësim me 160 vende dhe aktualisht renditet në vendin e 10-të në botë.