Banka Botërore ndan grant 2 milionë euro për Kosovën

25 gusht 2020 | 23:36

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Kosovën Linda van Gelder kanë nënshkruar sot marrëveshjen e grantit për projektin “Financimi i Emergjencës së Pandemisë”, në vlerë rreth 2 milionë euro.

Projekti ndihmon sistemin shëndetësor në Kosovë duke forcuar kapacitetet në zbulimin e COVID-19, ku përfshihet blerja e pajisjeve diagnostikuese, laboratorike dhe pajisjeve tjera të nevojshme për gjurmim sa më të shpejtë të kontakteve.

Ky projekt do të ndikojë po ashtu në forcimin e sistemit të mbikëqyrjes së sëmundjeve dhe laboratorëve të shëndetit publik.

Ndryshe, financimi i këtij projekti i kontribuon kredisë së nënshkruar dhe ratifikuar së fundmi me Bankën Botërore për “Projektin Emergjent COVID-19 për Kosovën”, në vlerë 46 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka rënë në 80 numri i pacientëve të shtrirë me…