Banka Botërore nuk parasheh rritje ekonomike që ulë papunësinë

11 tetor 2019 | 10:27

Kosova ka vite që shënon rritje ekonomike. Por, shkalla e rritjes ende mbetet e pamjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe rimëkëmbur ekonominë.

Perspektiva e rritjes ekonomike në Kosovë parashihet të jetë pozitive, me rritje mesatare prej 4.2 për qind. Krahasuar me vendet e rajonit, të cilat sipas Bankës Botërore po përjetojnë ngadalësim, Kosova ka rritje më të lartë.

Bazuar në raportin e fundit të titulluar “Rregullat Ekonomike për Ballkanin Perëndimor”, ku përfshihet edhe Republika e Kosovës, thuhet se niveli i rritjes ekonomike gjatë këtij viti është 4 për qind.

Parashikimet e Bankës Botërore për rritjen ekonomike për vitin 2020-2021, janë 4.2 respektivisht 4.1 për qind. Por, raporti konstaton “se ekzistojnë rreziqe të padëshirueshme që lidhen me dinamikën e politikës së brendshme dhe rajonale, vonesa të mundshme në planet e investimeve për shkak të zgjedhjeve, kostos më të lartë sesa është parashikuar të Ligjit të ri për pagat në sektorin publik, dhe stabilitetit të çmimeve ndërkombëtare të metaleve”.

Shkrim e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/rritja-ekonomike-ulja-papunesise/30210212.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Në intervistën ekskluzive që presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta…