Banka Botërore parashikon që prodhimi global do të tkurret për 5.5 për qind
09 qershor 2020
| 12:36
Sipas raportit të Bankës Botërore, koronavirusi do të ndikojë që prodhimi ekonomik global të tkurret për 5.2 për qind në vitin 2020.
Në raportin e saj të fundit, të Bankës Botërore, ekonomitë më të avancuara pritet të tkurren për 7.0 për qind më 2020, derisa ekonomitë e vendeve në zhvillim do të tkurren për 2.5 për qind.
Parashikimet e përditësuara tregojnë më shumë dëme në ekonomi, sesa ishte vlerësuar në muajin prill nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka parashikuar ulje ekonomike prej 3.0 për qind më 2020. (A. M / Epoka e re)