Banka Botërore: Për herë të parë në Kosovë, bujqit patën mundësi t’i mbrojnë pemishtet e tyre

11 maj 2020 | 13:36

Banka Botërore në Kosovë ka bërë me dije se këtë pranverë, për herë të parë në Kosovë, bujqit kanë pasur mundësi t’i mbrojnë pemishtet e tyre nga rreziku i ngricave të pranverës me sigurime bujqësore për mollën, kumbullën dhe rrushin, në kuadër të një projekti të IFC-së, pjesë e Grupit të Bankës Botërore.

“Projekti tani ka zhvilluar edhe një sistem që u mundëson kompanive të sigurimeve të lëshojnë polisa të sigurimeve bujqësore në formë elektronike (online), e rëndësishme meqenëse masat që synojnë parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 kufizojnë shërbimet bankare dhe të sigurimeve person me person”.

“Tash fermerët mund të paraqesin dokumentet e nevojshme dhe të kryejnë pagesën nëpërmjet kësaj platforme, pa pasur nevojë të dalin nga shtëpia. Kjo është një arritje domethënëse për tregun e ri të sigurimeve bujqësore në Kosovë. IFC po e zbaton këtë projekt në partneritet me qeverinë e Austrisë dhe Hungarisë”,  ka njoftuar Banka Botërore nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”. ( L.G/ Epoka e re)

 

https://www.facebook.com/621427247947955/photos/a.621445787946101/2903596673064323/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG, është…