Banka Botërore: Pritet recesion i rëndë në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi

29 prill 2020 | 21:17

Rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të bjerë në recesion në vitin 2020, ku të gjashtë vendet parashikojnë normë negative të rritjes ekonomike teksa vijojnë përpjekjet për të trajtuar efektet ekonomike të pandemisë së COVID-19.

Raporti i Rregullt ekonomik i Bankës Botërore nënvizon se recesioni do të jetë veçanërisht i rëndë në Malin e Zi, Shqipëri dhe Kosovë për shkak të varësisë së tyre nga turizmi.

Dy goditje të njëpasnjëshme me pasoja shkatërruese: tërmeti i Nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19 kane ngrirë një pjesë të madhe të ekonomisë. Nese shumica e aktiviteteve ekonomike mund të rinisin në fillim të verës, rritja vjetore e PBB-së pritet të tkurret me 5 përqind për vitin 2020.

Qeveria shqiptare ka ndermarre nje seri masash per te mbeshtetur ekonomine dhe zbutur pasojat e saj ne jeten e njerezve. Nje zbatim i shpejte dhe i miremenduar do te rriste efektivitetin e ketyre masave.

Pasi të tejkalohet kriza, normalizimi i aktivitetit ekonomik dhe procesi i rindërtimit për zbutjen e pasojave të tërmetit pritet të mbështesin një rritje të shpejtë, por në planin afatmesëm nevojitet vazhdimi i reformave strukturore.

Pjese nga raporti i bere publik sot

Në nivel global, sipas supozimit të fundit të UNWTO, rënia në numrin e turistëve ndërkombëtare mund të arrijë deri në 30 përqind, shumë më e lartë se rënia globale prej 4 përqind e shënuar në vitin 2009.

Sipas skenarit bazë, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do përjetojnë rënie me 20-35 përqind të ardhurave nga turizmi për vitin 2020, dhe kjo do ketë impakt negative të ndjeshëm në rritjen ekonomike të tyre në vitin 2020 për shkak se për të tre vendet, të ardhurat e drejtpërdrejta dhe indirekte të turizmit vlerësohet se përbëjnë 15 deri më shumë se 25 përqind të PBB-së. Rimëkëmbja ekonomike në transport dhe turizëm gjithashtu pritet të jetë më graduale, kështu që rritja gjatë gjysmë së dytë të vitit nuk do të kompensojë humbjet e sezonit të verës. Vetëm turizmi kosovar mund të rifillojë më shpejt pas lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit, pasi 80 përqind e eksporteve të shërbimit të tij të udhëtimit nxiten nga turizmi i diasporës.

Zhvillimet negative në sektorin real do të përkeqësojnë disbalancat ekzistuese fiskale dhe të jashtme, veçanërisht për vendet me hapësirë të kufizuar fiskale, siç janë Kosova, Mali i Zi, dhe në një masë më të vogël Shqipëria.

Sipas skenarit negativ, rritja në Ballkanin Perëndimor do të mund të bjerë me rreth 5.7 përqind në vitin 2020, duke shkaktuar një recesion akoma më të rëndë sesa kriza globale financiare. Nëse masat kufizuese zgjaten deri në gusht, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të humbnin pjesën më të madhe të sezonit të tyre të turizmit në vitin 2020. Kjo humbje mund të arrijë deri në gjysmën e të ardhurave të pritshme nga turizmi, duke përkeqësuar ritmin e rënies ekonomike. Projeksionet për rritjen ekonomike të vitit 2020 për këto tre vende janë deri në 15 pp më të ulëta se në skenarin para-COVID 19. Një krizë më e gjatë mund të përkthehet në rritje më të ngadaltë afatmesme për Ballkanin Perëndimor për shkak të investimeve të kufizuara vendase dhe të huaja

Gjatë periudhës afatmesme, rritja ekonomike pritet të rikthehet fuqishëm në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor pasi jeta dhe aktiviteti ekonomik gradualisht rikthehen në normalitet, megjithëse shpejtësia e rikuperimit do varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i pandemisë.

Një pandemi e zgjatur do ta bënte gjithnjë e më të vështirë menaxhimin e krizës ekonomike që do të shpalose

Situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Rreziku kryesor për Ballkanin Perëndimor është se, së bashku me një mjedis social dhe politik problematik, një pandemi e zgjatur e kombinuar me një recesion më të thellë në BE mund të bëjë gjithnjë e më të vështirë menaxhimin e krizës ekonomike që do të shpaloset.

Përveç rritjes së kostove njerëzore dhe sociale, një pandemi më e gjatë do të përforconte përhapjen e efekteve globale nga kanalet e tregtisë, financiare dhe të mallrave. Zgjatja e saj do të intensifikonte gjithashtu sjelljen kundërshtuese ndaj rrezikut të investitorëve dhe rrjedhimisht kostot e huamarrjes, të cilat do të kishin kosto të konsiderueshme fiskale për vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë raporte të larta të borxhit të jashtëm ndaj PBB-së. Zhvillimet e pafavorshme të kursit të këmbimit mund të shtojnë më tej kostot e shërbimit të borxhit

Valët e ardhshme të shpërthimit të COVID-19 që kanë të nevoshme izolimin do të rrisin më tej pasigurinë ekonomike, si dhe kostot ekonomike dhe sociale. Përveç presionit në llogaritë fiskale dhe ato të jashtme, ekziston rreziku që masat reaguese ndaj krizës socio-ekonomike të mos jenë efektive në kontekstin e ri të distancimit social, shkallës jo të përsosur përdorimit të shërbimeve online të qeverisë dhe ndërprerjeve në funksionimin e administratave publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kruja mund cilësohet si Wuhani i Shqipërisë pasi pjesa më…