Banka Botërore shënon këtë muaj 20-vjetorin e pranisë në Kosovë
Pak pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 21 korrik 1999, James Wolfensohn, Presidenti i Grupit të Bankës Botërore në atë kohë, vizitoi Kosovën. Ai udhëtoi nëpër disa nga zonat më të dëmtuara të vendit dhe me atë rast i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të jetë bujare në përkrahjen financiare për rindërtimin e Kosovës.
“Shpresa ekonomike është themel i paqës. Ne në bashkësinë ndërkombëtare duhet të ndihmojmë njerëzit e Kosovës që të rindërtojnë shtëpitë dhe jetën e tyre për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjat jo vetëm këtu në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit”, Wolfensohn deklaroi më 1999 në Kosovë. Gjatë kësaj vizite ai u takua edhe me Komandantin e KFOR-it dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë. Grupi i Bankës Botërore shënon këtë muaj 20-vjetorin e pranisë në Kosovë”, thuhet në njoftim
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2493739174050077&id=621427247947955