Banka e Amerikës në recesion, shkak koronavirusi
Banka e Amerikës ka paralajmëruar të enjten investitorët se një recesion i shkaktuar nga koronavirusi nuk është më i shmangshëm dhe se ai tashmë gjendet në ShBA.
“Ne po deklarojmë zyrtarisht që ekonomia ka rënë në recesion …, duke u bashkuar me pjesën tjetër të botës dhe është një zhytje e thellë”, shkruante në një shënim ekonomisti amerikan i Bankës së Amerikës, Michelle Meyer.
“Punët do të humbasin, pasuria do të shkatërrohet dhe mirëbesimi do të depresionohet”, ka thënë ai.
Firma pret që ekonomia të “shembet” në tremujorin e dytë, duke u tkurrur me 12 për qind.
Prodhimi i Brendshëm Bruto për vitin e plotë do të kontraktohet me 0.8 për qind ka thënë ai.
Korporata Banka e Amerikës është një bankë amerikane investimesh shumëkombëshe dhe kompani shërbimesh financiare me seli në Charlotte, me seli qendrore në New York City, London, Hong Kong, Minneapolis dhe Toronto.