Banka më e madhe japoneze prezanton rrjetin e sigurisë për investitorët e Bitcoin
Konglomerati bankar japonez “Mitsubishi UFJ Financial Group” ka njoftuar se po punon për të ngritur një mekanizëm mbrojtës për investitorët që kërkojnë të investojnë në Bitcoin.
Kjo vjen në mes të paqëndrueshmërisë në tregun e Bitcoin dhe shqetësimeve e të gjithë tregut të kriptovalutave të cilat potencialisht po konsiderohen një flluskë.
Kjo bankë tashmë ka përvojë me një krizë të Bitcoin. Në vitin 2014, Bitcoin u rrëzua gjashtë herë në “Tokio Mt. Gox” nga 1,200 dollarë në 200 dollarë, duke fshirë vëllime të konsiderueshme të kapitalit investues.
Për të parandaluar një skenar të ngjashëm me shkallë të gjerë, duke pasur parasysh vlerën e lartë aktuale të Bitcoin, njësitë e besimit dhe bankat janë duke kërkuar mënyra për të ulur kostot e një rënie të mundshme në tregtimin e Bitcoin. Një strategji e tillë do të ndihmonte mbikëqyrësit financiarë japonezë duke i bërë rregulloret e tyre më koherente, pasi Banka e Japonisë e sheh si të favorshëm Bitcoinin.
“Klientët do të ndihen të qetë duke e ditur se një bankë po menaxhon pasuritë e tyre”, ka thënë Noriyuki Hirosue, drejtor ekzekutiv i “Bitbank”, një bankë për kriptovaluta në Tokio.
Mitsubishi thotë se do të mbajë gjendjen e transaksioneve të Bitcoin në regjistrat e saj. Në rast të dështimit të shkëmbimit të Bitcoin ose keqbërjes nga pjesëmarrësit e tregut, atëherë regjistrat do të përdoren për t’i garantuar mbajtësit të Bitcoin një platëformë të paprekur.
Megjithatë, Mitsubishi planifikon të imponojë një tarifë për shërbimet, të cilat do të paguhen nga shkëmbimet e kriptovalutave. Shumë nga këto platforma janë fillime mjaft të paqarta dhe ata mund të kërkojnë të forcojnë reputacionin e tyre midis tregtarëve duke pasur një përkrahje të duhur nga një institucion financiar i respektueshëm. (Telegrafi)