Banka e Shqipërisë është optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë në vitin 2021

18 janar 2021 | 15:46

Banka e Shqipërisë ka pritshmëri, përgjithësisht optimiste, për një përmirësim të ekonomisë shqiptare në vitin 2021.

Me normalizimin e situatës epidemiologjike në vend dhe në partnerët tanë tregtarë, Banka e Shqipërisë,në një prononcim për “Monitor” vlerëson se ekonomia jonë i ka premisat e nevojshme ekonomike dhe financiare për rimëkëmbjen e shpejtë të aktivitetit ekonomik.

Megjithatë, rimëkëmbja pritet të jetë një proces gradual. Edhe pse në rritje, vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të arrijë nivelin e shënuar para krizës vetëm në vitin 2022. Rreziqet potenciale për rritjen ekonomike vazhdojnë të jenë të larta, ndaj Banka e Shqipërisë sugjeron se politikat ekonomike duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshme, në drejtim të ruajtjes së një balance të drejtë midis nevojës për të ofruar stimul makroekonomik dhe nevojës për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar./ Monitor.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…