Banka Ekonomike dhe BPB-ja ia bllokojnë xhirollogarinë KRM “Pastrimit”, punëtorët mbesin pa paga

01 shkurt 2021 | 14:07

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar Xhirollogaritë Bankare ne Bankën për Biznes dhe Bankën Ekonomike me te cilat kryen shërbime bankare.

Kjo vjen si rezultat i mos përditësimit te të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes. Kompania “Pastrimi”, ka dorëzuar me kohe dokumentacionin/kërkesën ne Ministrinë e Tregtisë konkretisht ne ARBK për përditësim.

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se nëse nuk zhbllokohen xhirollogaritë bankare ne këto banka dhe të bëhet ekzekutimi i pagave për punëtoret e Kompanisë “Pastrimi”, sot deri ne ora 15:00 nga dita e nesërme me dt. 02.02.2021 nuk do te kryhet shërbimi i grumbullimit dhe largimit te mbeturinave po ashtu punëtorët e kësaj kompanie do te hyjnë ne grevë, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalin detaje të reja me të dhimbshme dhe më dëshpëruese…