Banka franceze ndalon aktivitetet në Rusi

11 prill 2022 | 10:41

Një nga bankat më të mëdha të Francës, Societe Generale, bëri të ditur se do t’i ndalojë aktivitetet në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ajo po ashtu njoftoi se do t’i shesë aksionet e saj te banka ruse, Rosbank, dhe te filialet e sigurimeve të huadhënësit rus.

Societe Generale tha se tërheqja e saj nga Rusia do t’i kushtojë 3.4 miliardë dollarë.

Sipas bankës, transferimi i 99 për qind të aksioneve në Rusi kërkon miratimin e rregullatorit vendas.

“Me këtë marrëveshje, grupi do të dalë në mënyrë efektive dhe të rregullt nga Rusia, duke mos shkaktuar ndërprerje për punonjësit dhe klientët”, ka njoftuar banka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen…