Banka Nacionale e Zvicrës, 40 miliardë franga fitim për 6 muaj

29 korrik 2019 | 16:21

Gjashtëmujorin e këtij viti Banka Nacionale e Zvicrës (SNB), e kurorëzon me një fitim prej 40 miliardë frangash, nga të cilat, në tre muajt e fundit janë gjeneruar 9 miliardë
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka realizuar një fitim prej disa miliardash franga edhe në kuartalin (tremujorin) e dytë të këtij viti. Në këtë përfundim kanë arritur ekonomistët e bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, shkruan “srf.ch”.

Ata vlerësojnë se fitimi i arritur gjatë kësaj periudhe është rreth 9 miliardë franga, transmeton albinfo.ch. Ky fitim është megjithatë dukshëm më i ulët se ai i realizuar në tremujorin e parë të vitit 2019, (janar-mars) që ishte plot 30 miliardë franga, shkruan “albinfo.ch”.

Ari, obligacionet dhe aksionet i kanë sjelle SNB-nsë një fitim prej gati 15 miliardë dollarë në tremujorin e dytë. Përveç kësaj, mbi 4 miliardë janë gjeneruar si të ardhura të përsëritura nga pagesat e interesit dhe dividendës, si dhe në formë të interesit negativ.

Por, ngritja e frangut ka të ngjarë të ketë bërë që SNB të pësojë një rënie prej 10 miliardash franga, vlerëson UBS, transmeton albinfo.ch. Kështu, fitimi pastër i tremujorit mbetet rreth 9 miliardë. Ndërsa gjashtëmujorin e këtij viti SNB e kurorëzon me një fitim prej 40 miliardë frangash, që është kryesisht rezultat i konjunkturave financiare në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen po mendon të largohet nga…