Banka Qendrore e Evropës ndan 750 miliardë për ta shpëtuar euron
19 mars 2020
| 10:03
Banka Qendrore e Evropës ka lëshuar një paketë emergjence prej 750 miliardë eurosh për të lehtësuar impaktin e pandemisë së koronavirusit.
Ajo do ta blejë borxhin e qeverisë dhe kompanive në të gjithë eurozonën, përfshirë atë të Greqisë dhe Italisë së trazuar nga koronavirusi.
Presidentja e Bankës Evropiane, Christine Legarde, shkroi në “Twitter” se “nuk ka limit” angazhimi ndaj euros. Ajo tha se Banka Qendrore e Evropës do të bëjë gjithçka për ta mbështetur euron në këto kohë të jashtëzakonshme.