Banka Qendrore Evropiane miratoi vazhdimin e Linjës REPO deri më 2027

07 shkurt 2025 | 16:54

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka miratuar vazhdimin e Linjës REPO për BQK-në deri më 31 janar 2027.

Kushtet e vazhdimit të linjës së BQE janë pranuar nga BQK-ja me Letër Konfirmimin e datës 29 janar 2025, pas kërkesës së BQK-së të datës 25 nëntor 2024 për vazhdim, dhe para skadimit të marrëveshjes së mëparshme.

Linja e përkohshme REPO në shumë maksimale prej 100 milionë euro, siguron një masë shtesë parandaluese për të adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës.

Megjithëse BQK nuk e ka shfrytëzuar Linjën REPO të deritanishme, BQK e konsideron këtë instrument si shumë të rëndësishëm për stabilitetin monetar dhe financiar të Kosovës, veçanërisht marrë parasysh situatën aktuale të pasigurive globale dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonomitë botërore dhe tregjet financiare.

Me këtë rast, BQK-ja shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për Këshillin Drejtues dhe Presidenten Lagarde të Bankës Qendrore Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka…