Banka Qendrore Evropiane nuk ndryshon normat e kamatës
Me mbarimin e tetë vjetëve të mandatit të Mario Draghi si president i Bankës Qendrore Evropiane, administrata e saj sot ka vendosur të mos ndryshojë normat bazë të interesit dhe të vazhdojë t’i përmbahet programit të stimulimit të shpallur më parë.
Sipas BQE-së, po mbahet norma për depozitat njëditore të bankave në minus 0,5 për qind.
Kjo normë ishte në rënie nga minus 0.4 për qind në shtator. BQE njoftoi gjithashtu në shtator se do të ri-ndezë programin e stimulimit të blerjes së bonove duke blerë 20 miliardë euro në muaj, duke filluar nga 1 nëntori. Kohëzgjatja e kësaj mase nuk është përcaktuar. Takimi i sotëm ishte i fundit për Draghi si president, i cili u pasua në 1 nëntor nga ish-drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde./KP