Banka Qendrore: Sektori financiar në Kosovë vazhdon të ketë performancë të qëndrueshme

30 prill 2020 | 23:50

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës nga mbledhja e saj e fundit vlerëson se sektori financiar në vend vazhdon të ketë performancë të qëndrueshme, të jetë mirë i kapitalizuar, likuid, stabil dhe funksional në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e vendit.

Sipas BQK-së, bordi është informuar mbi funksionalitetin e plotë të BQK-së gjatë kësaj periudhe, në kuptim të përmbushjes së objektivave dhe detyrave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe në përmbushjen e detyrave për menaxhimin e situatës nga efektet e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, në këtë takim bordi i BQK-së ka miratuar disa rregullore që mundësojnë funksionim më efikas të sistemit financiar në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë…