Banka UBS mund të shkurtojë një të tretën e vendeve të punës pas blerjes së Credit Suisse
Banka UBS pas blerjes së Credit Suisse është gati të reduktojë fuqinë e saj punëtore deri në 30 për qind.
Siç raporton e përditshmja zvicerane Tages-Anzeiger, përcjell Telegrafi, duke cituar një menaxher të lartë të UBS-it, reduktimi do të përfshij rreth 11 mijë vende pune në Zvicër.
UBS është pajtuar të blinte rivalin Credit Suisse për mbi 3 miliardë euro në një marrëveshje të krijuar nga Qeveria e Zvicrës, Banka Nacionale dhe Rregullatori i Tregut (FINMA) për të shmangur një “shkrirje” në sistemin financiar të vendit.
Mirëpo, marrëveshja e cila u krijua gjithashtu për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit financiar në botë, ka ngritur shqetësime për madhësinë e një banke të re me 1.6 trilion dollarë aktive dhe më shumë se 120 mijë punëtorë në mbarë botën.
“Punët në degën e saj në SHBA do të preken gjithashtu”, thuhet në raport.
UBS kishte vendosur në negociata një marrëveshje që do t’i jepte tregtuesit të Wall Street, Michael Klein kontrollin e pjesës më të madhe të bankës së investimeve të Credit Suisse.