Bankat komerciale në Kosovë shtrenjtojnë normat e interesit për kredi

14 gusht 2023 | 11:30

Bankat komerciale në Kosovë kanë shtrenjtuar normat e interesit për kredi, njëkohësisht bankat vazhdojnë t’i rrisin edhe fitimet e tyre enorme për çdo muaj.

Sipas Raportit të Sistemit Financiar, për muajin maj 2023 të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), fitimi i pastër i bankave për gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ka arrit 82.6 milionë euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit për kredi në muajin qershor 2023 ka arritur në 6.5 për qind, derisa në fillim të vitit kanë qenë 6.1 – 6.2 për qind.

Depozitat deri në muajin qershor 2023 kanë arrit 5.609 miliardë euro.

Gjatë vitit 2022, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektori bankar ka arritur të siguroi profit të lartë financiar, 140.3 milionë euro apo rreth 23 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës është njoftuar nga Sekretari i…