Bankat komerciale të Kosovës shënojnë rekord të të hyrave për vitin 2024

11 mars 2025 | 12:25

Bankat komerciale të Kosovës kanë shënuar rekord sa i përketë të hyrave vjetore dhe fitimit neto gjatë vitit 2024.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përderisa fitimi neto ka qenë më i larti në historinë e sistemi bankar të Kosovës që nga paslufta, përkatësisht 182.1 milionë euro, raporton “Front Online”.

Këto të hyra i kanë siguruar nga kamatat në kredi, si dhe nga shërbimet bankare. Norma mesatare e interesit në kredi gjatë vitit 2024 ka shkuar në 5.9%, përderisa norma mesatare e interesit në depozita 3.4%.

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, prej të cilave 8 janë me kapital të huaj, ndërsa 3 janë vendore. Sistemi bankar i Kosovës i ka rreth 4150 të punësuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se…