Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish normat e interesit për kredi
Brenda vetëm dy muajsh, bankat në Kosovë kanë shtrenjtuar normat e interesit në disa lloje të kredive, ndërsa rritje e vazhdueshme vërehet tek kreditë konsumuese.
Nga ky lloj i kredisë prekën pjesa më e madhe e qytetarëave të Kosovës pasi ka pjesëmarrjen më të lartë në portfolion kreditore.
Në muajin Prill 2023, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.3 për qind, thuhet në raportimin mujor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Rritje konstante nga muaji në muaj vërehet sidomos tek kreditë konsumuese. Kështu norma mesatare e interesit tek kreditë konsumuese ka arritur në 6.3 për qind në muajin prill, derisa vetëm një muaj më herët, në mars, ishte 6.2 për qind. Vitin e kaluar, kamata për këtë lloj kredie ishte nën 6 për qind.
Ndërsa janë ‘liruar’ kreditë bujqësore, ku nga 6.5 për qind sa ishte kamata në mars, ka rënë në 5.9 oër qind në muajin prill.
Është interesant fakti se nga viti kaluar, ekonomitë familjare janë “zhytur” edhe me shumë borxhe ndaj bankave, ku rritja vjetore e kredive për familjet është 16.1%.