Bankat në Shqipëri, 72 për qind më pak fitim
12 maj 2020
| 10:14
Sipas Bankës së Shqipërisë, e cila i publikon të dhënat sipas standardeve lokale të kontabilitetit, bankat raportuan një fitim prej 1.4 miliard lekësh në periudhën janar-mars 2020, me një rënie prej 72 përqindësh në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është niveli më i ulët i fitimeve që prej shtatë vjetësh.