Bankat zvicerane ulin normat e interesit për kursimet
08 maj 2024
| 16:00
Pasi Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) uli normën e saj të interesit me pikë tremujore, nga 1.75 në 1.50 për qind, në mars, pritshmëria ishte që kthimet nga kursimet do të zvogëloheshin gjithashtu, përcjell albinfo.ch.
Kjo është ajo që ka ndodhur muajin e kaluar, tha në një intervistë të hënën Roland Bron, drejtor i kompanisë konsulente VZ.
Që nga njoftimi i SNB-së, rreth 10 banka zvicerane kanë ulur tashmë normat e interesit në llogaritë e kursimeve dhe “ne presim që edhe të tjerët të ndjekin këtë politikë”, tha ai.