Bankierja dërgon në polici mbi 7 mijë monedha 2-euroshe të falsifikuara
14 shkurt 2024
| 11:04
Një punonjëse e bankës në Podujevë ka dërguar në stacion policor 7 380 monedha metalike 2-euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas bankieres, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe pesëvjeçare.
“‘Rr. Bulevardi i Dëshmorëve’, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7 380 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.