Banorët Banjës së Istogut ankohen për mungesë të ujit, nesër nënshkruajnë peticion
Banorët e Banjës së Istogut, tash e disa vite po përballen me mungesë ujit të pijshëm.
Andaj, nesër(e diel), në ora 14:00, përballë Hotel Onix do të nënshkruajnë peticion, nëpërmjet të cilit nga organet kompetente do të kërkojnë që të kenë ujë të pijshëm,.
Postimi i plotë:
Si pasojë e mos përgjegjësisë se Hidro Drinit, ne banoret e Banjës detyrohemi te mbledhim nënshkrime për peticion kundër problemit te mungesës se ujit me të cilin ballafaqohemi tash e sa vite. Sidomos tash kur uji nuk është vetëm nevojë e secilit, por është edhe mënyre e mbijetesës gjate pandemisë COVID-19. Banoreve të Banjës u ka ardhe në maje të hundës padrejtësia që i bëhet nga Hidro Drini. Andaj, nesër ne ora 14:00 ftohen të gjithë banorët e Banjës përball Hotel Onix ta nënshkruajmë peticionin. Meqenëse po përballemi me pandeminë e virusit corona, gjatë nënshkrimit luteni të mbajmë distancën sipas udhëzimeve të qeverisë, pra një metër distance nga njeri tjetri. Vetëm bashke mundemi kundër padrejtësive që i bëhen këtij vendi turistik, vendit tone!.