Banorët brazilianë evakuohen nga rreziku i shembjes së pendës së dytë
27 janar 2019
| 17:04
Autoritetet në Brazil kanë paralajmëruar mijëra persona të evakuohen nga rreziku i shembjes së pendës sërish, disa ditë pas ngjarjes që la të vdekur 37 persona dhe shumë të zhdukur.
Të premten, shembja e pendës në një minierë hekuri, ka shkaktuar një llum balte që ka përfshirë qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë.
Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar rrezik nga niveli i lartë i ujërave dhe kanë urdhëruar mbylljen e urave.
Të dy pendat i përkasin minierës më të madhe në Brazil, Vale, raporton “Rel”.
Kompania ka ngrirë një shumë nga buxheti për t’i dalë në ndihmë punonjësve dhe për të përmirësuar dëmet.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e pendës së parë në Brumandinho, që ka 39 000 banorë.