Banorët e BB VIP surprizojnë Einxhel me rastin e ditëlindjes
25 nëntor 2021
| 11:21
BB VIP – Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, feston sot ditëlindjen. Banorët janë kujdesur që ta urojnë atë menjëherë në mesnatë, duke e surprizuar edhe me dy torta.
Teksa ajo ndodhej jashtë së bashku me Beatrix, DJ PM dhe DJ Dagz, banorët e tjerë kishin marrë tortat dhe kitarën për t’i uruar në mënyrën më të bukur ditëlindjen.
Banorët i thanë që të mendonte dëshirën e pastaj t’u frynte qirinjve. E duke qenë se ishin dy torta, Einxhel thotë se do mendojë dy dëshira.
“Mos thuaj fitore e Big Brother se nuk e merr”, dëgjohet t’i thotë Antonela, të cilës i përgjigjet: “Nuk do e harxhoja dëshirën e ditëlindjes për atë gjë”.
Pasi moderatorja shprehu dëshirat dhe u fryu qirinjve, të gjithë banorët e bënë me tortë në fytyrë dhe e puthën e përqafuan.